E enjte, 12 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Meta takon Sarkozy: Do vazhdojmë të mbështetemi tek Franca

Presidenti Meta ka zhvilluar një takim këtë të premte me ish-Presidentin e Republikës së Francës, Nicolas Sarkozy.

 

Gjatë takimit presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve ndërsa shprehu mirënjohje për mbështetjen që Franca ka dhënë për procesin e integrimit të Shqipërisë.

 

Reklamë

“Vlerësoj marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale midis dy vendeve tona. Mirënjohje për mbështetjen e gjithanshme që Franca ka dhënë ndër vite, në proceset e integrimit euroatlantik të Shqipërisë. Në rrugëtimin e saj europian, Shqipëria do të vazhdojë të mbështetet tek Franca”

Vazhdo të lexosh

Reklamë