E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 50 minuta më parë
Politikë

Meta takon presidentin italian Sergio Mattarella

Il Presidente Sergio Mattarella accoglie Ilir Meta Presidente di Albania in visita ufficiale. (Foto di Francesco Ammendola - Ufficio per la Stampa e la Comunicazione della Presidenza della Repubblica)

Vizitën e parë zyrtare jashtë vendit, Presidenti i Republikës Ilir Meta po e zhvillon në Itali, ku u takua nga homologu Sexhio Mattarella. Gjatë takimit, të dy presidentët theksuan nevojën për rritjen e bashkëveprimit për të luftuar krimin e organizuar, terrorizmin dhe trafikun e narkotikëve si rrezik jo vetëm për Shqipërinë e Italinë, por edhe për Evropën.

 

Kreu i shtetit shqiptar vuri theksin tek arritjen e marrëveshjes me autoritetet italiane në fushën e sigurimeve shoqërore për shqiptarët që jetojnë në Itali. Presidenti Mattarella siguroi presidentin Meta për vijimin e mbështetjes së Italisë në procesin e integrimit europian. Ai nënvizoi se: “Shqipëria është shumë e rëndësishme për stabilitetin dhe sigurinë e Ballkanit dhe përcaktuese me rolin konstruktiv që ajo luan”.

 

Reklamë

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë