Presidenti Ilir Meta ka takuar homologen e tij të Kosovës, Vjosa Osmani në Maltë.

 

Ata janë takuar gjatë punimeve të “Forumit Botëror për Kulturën dhe Një Paqe të Drejtë” ku edhe kanë shkëmbyer opinione mbi marrëdhëniet vëllazërore mes dy vendeve dhe vullnetin për t’i pasuruar ato më tej.

 

Meta theksoi rëndësinë e vendimit që Kosova të bëhet pjesë e NATO-s, kjo si një përgjigje në të mirë të paqes, stabilitetit, sigurisë dhe zhvillimit.

 

“Si gjithmonë, shumë i lumtur të takohesha në Maltë me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe të shkëmbenim opinione mbi marrëdhëniet vëllazërore mes dy vendeve dhe vullnetin për t’i pasuruar ato më tej. Ritheksuam sa jetike janë vizioni i përbashkët dhe vlerat euro-atlantike që ndan Shqipëria dhe Kosova në këto momente sfidash rajonale, europiane dhe botërore. Kosova sa më parë në NATO, një përgjigje në të mirë të paqes, stabilitetit, sigurisë dhe zhvillimit.”, shkruan ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *