E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Meta takon ministrin e Jashtëm grek: Për “Detin” duhet dialog i sinqertë

Presidenti Ilir Meta priti në një takim këtë të martë ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias. Gjatë takimit, Meta i bëri të qartë ministrit grek se negociatat për marrëveshjen e detit duhet të jenë të sinqerta e të sigurojnë një produkt të përhershëm dhe të qëndrueshëm në fund.

 

“Marrëveshja për këtë çështje të rëndësishme duhet të jetë në përputhje me Konventën e Kombeve të Bashkuara mbi Ligjin e Detit, me legjislacionin e të dy vendeve dhe Vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.”

 

Reklamë

Gjithashtu, kreu i shtetit vlerësoi marrëdhëniet Shqipëri-Greqi dhe falenderoi fqinjët për mbështetjen e dhënë për procesin e integrimit.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë