Meta takon Kryeministrin e Izraelit: Një marrëdhënie unike mes popujve tanë

Presidenti Ilir Meta i pranishëm në një ceremoni të zhvilluar në Paris, për 100 vjetorin e mbarimit të Luftës së Parë Botërore është takuar me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu.
Meta u ftua nga homologu i tij francez Emmanuel Macron, dhe mori pjesë gjithashtu edhe në Forumin e Parisit për Paqen. Në këtë Forum, ishin të pranishëm shumë kryetarë shtetesh e qeverie, zyrtarë të lartë të organizatave botërore dhe personalitete të politikës.
Kreu i shtetit përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ndihet mjaft i nderuar për këtë takim.
“Kënaqesi të takohesha në Paris me Kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu. Një marrëdhënie unike mes popujve tanë në respekt e mirënjohje të historisë dhe të dëshirës për një marrëdhënie edhe më të ngushtë në të ardhmen.”




