Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi një takim këtë të premte me kongresmenin amerikan, Steve Watkins. Përmes një postimi në “Facebook”, Meta vlerësoi rolin që kongresmeni ka dhënë në luftën kundër terrorizmit. Sipas tij, Watkins mbështet partneritetin Shqipëri-SHBA.

 

“Kongresmeni Steve Watkins i Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë është pjesë e gjeneratës së ardhshme të lidershipit të madh amerikan. Vizioni, guximi dhe përvoja e tij në luftën kundër terrorizmit është e mirënjohur. I lumtur që ai mbështet partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA. Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *