Kreu i kuvendit Ilir Meta gjatë vizitës në Uashington, është pritur nga kreu i Komisionit te jashtëm te kongresit Ed Royce, si dhe nga senatori John Cornyn. Kryeparlamentari Meta vuri theksin tek rëndësia e miratimit sa më shpejt të reformës në drejtësi. Sipas tij, ajo është kyçe jo vetëm për cilësinë e funksionimit të demokracisë në Shqipëri, por edhe për krijimin e një klime më të besueshme për investitorët e huaj. Gjatë bisedës, u nda bindja se sfidat globale të terrorizmit dhe situata e sigurisë që është krijuar si pasojë e krizës migratore të refugjatëve nga vende në konflikt. Kongresmeni Royce dhe senatori Cornyn vlerësuan Shqipërinë si një aleat solid i SHBA dhe evidentuan rolin konstruktiv të vendit tonë në rajonin e Ballkanit, si një faktor stabiliteti, sigurie dhe paqeje.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *