Subscribe

Nisja e legjislaturës së re parlamentare pas zgjedhjeve të 25 qershorit, ka sjellë në Tiranë eurodeputetin Knut Fleckenstein, raporter për Shqipërinë në Parlamentin Europian.

 

Në takimin me Presientin e Republikës Ilir Meta, është diskutuar rreth vijimit të reformave legjislative, sidomos zbatimin e reformës në drejtësi. Kreu i shtetit ka thënë gjatë takimit se një rëndësi madhore ka ecuria e procesit të Vettingut, me synim krijimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja të drejtësisë.

 

Sipas tij, avancimi i reformave gjithëpërfshirëse dhe me konsensus sa më të gjerë, me qëllim afrimin e Shqipërisë me BE-në dhe mundësimi i një klime politike mirëbesimi është shumë i rëndësishëm në procesin e integrimit.

 

Eurodeputeti është takuar edhe me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi. Edhe gjatë këtij takimi, mësohet se është biseduar mbi reformat ligjore që do të diskutohen në Parlament.

 

Një takim të veçantë eurodeputeti e pati edhe me kreun e grupit parlamentar socialist Taulant Balla. Për Fleckenstein integrimi varet nga reformat.

 

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, eurodeputeti Knut Fleckenstein zhvillon takime edhe me kreun e opozitës Basha dhe kryetaren e LSI-së Kryemadhi. Ai gjendet në Tiranë me një mision faktmbledhës mbi situatën politike në vend.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *