E hënë, 28 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Meta takon ish presidentin Meidanin: Diskutuam për zgjidhjen e krizës politike

Presidenti i Republikës Ilir Meta këtë të martë në kuadër të takimeve për zgjidhjen e krizës ka pritur në zyrën e tij edhe ish-kreun e shtetit, Prof. Rexhep Meidani.

 

Kreu i shtetit përmes një postimi në rrjetet sociale bën me dije në këtë takim kanë diskutuar për krizën e rëndë politike dhe institucionale në vend.

 

“Së bashku me ish-Presidentin, Prof. Rexhep Meidani diskutuam sot për zhvillimet më të fundit në vend dhe rëndësinë e zgjidhjes së krizës së rëndë politike dhe institucionale”.

 

Ndërkohë Meta në muajin gusht të këtij viti është shprehur se nëse posti i Presidentit do të ishte kusht për zgjidhjen e krizës, do të linte postin e kreut të shtetit, vetëm nëse në vend të tij do të emërohej ish paraardhës i tij Rexhep Meidani.

Vazhdo të lexosh