Meta takon ish-presidentin kroat: E falenderova për kontributin me përkushtim për të ardhmen mes vendeve

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me ish-presidentin e Kroacisë, Ivo Josipoviç.
Kreu i shtetit shprehet se vlerësoi angazhimin e e tij në dobi të bashkëpunimit rajonal.
“Një takim i përzemërt me Presidentin e Kroacisë në vitet 2010-2015, Prof.Dr. Ivo Josipoviç. Vlerësova rolin e tij në momentet e anëtarësimit të Kroacisë në Bashkimin Europian dhe angazhimin e dëshmuar në dobi të europianizimit dhe bashkëpunimit rajonal. Kënaqësi të ndanim të njëjtin qëndrim se marrëdhëniet e shkëlqyera, miqësore e historike mes dy vendeve e popujve tanë ekzistojnë falë edhe vullnetit e vizionit të përbashkët euroatlantik dhe dëshirës për intensifikimin e bashkëpunimit rajonal, përmes nismave gjithëpërfshirëse. Faleminderit Profesor Josipoviç, që kontribuon me përkushtim për të ardhmen e shkëlqyer midis vendeve dhe popujve tanë.”




