Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi një takim këtë të mërkurë me homologun izraelit Reuven Rivlin gjatë vizitës së tij zyrtare në Izrale.

 

Përgjatë takimit, Meta kërkoi që bashkëpunimi midis dy vendeve të thellohet dhe ftoi investitorët izraelitë që të vijnë në Shqipëri.

 

“Shqipëria ka shumë për të mësuar nga Izraeli rreth përdorimit të teknologjisë, për të nxitur zhvillimin ekonomik. Në të njëjtën kohë, edhe ne kemi shumë për t’iu ofruar investitorëve, si dhe turistëve izraelitë që duan të vizitojnë vijën tonë të mrekullueshme të bregdetit, malet tona të larta dhe vendet tona historike.”

 

Po ashtu, Meta i ofroi mbështetje Izraelit për të luftuar terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm.

 

“Ne do të jemi bashkë, edhe në përpjekjet për t’i mbrojtur këto vlera nga kërcënimet e përbashkëta si terrorizmi, ekstremizmi i dhunshëm dhe fondamentalizmi fetar.”

 

Teksa e falenderoi edhe për ndihmën e dhënë nga Izraeli gjatë tërmetit të 26 Nëntorit, kreu i shtetit e ftoi presidentin izraelit për një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *