Kryetari i kuvendit Ilir Meta ka pritur kongresmenin amerikan Eliot Engel, me të cilin ka biseduar mbi zhvillimet politike në vend, duke u përqendruar në mënyrë të veçantë tek reforma në drejtësi. Në njoftimin e zyrës së shtypit pranë kuvendit, thuhet se kongresmeni Engel vlerësoi rolin e rëndësishëm të kryeparlamentarit Meta për miratimin me konsensus të paketës kushtetuese gjatë muajit korrik. Meta e falenderoi per mbështetjen e SHBA në forcimin e institucioneve demokratike të Shqipërisë dhe në veçanti për reformën në drejtësi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *