Subscribe

Presidenti i Republikes Ilir Meta ka venë në lëvizje opozitën kundër asaj që ai e cileson perpjekje te qeverise per grusht shteti.

Kreu i shtetit ka thirrur ne takim kryetarin e PD, Basha me te cilin ka biseduar rreth ndryshimit te ligjit per gjykaten Kushtetuese dhe veprimet e kryetarit te keshillit te emerimeve ne drejtesi Ardian Dvorani.

Sipas njoftimit zyrtar te presidences, kreu I shtetit I ka bere te qarte liderit te opozites se do te beje gjithcka per te shpartalluar grushtin e shtetit.

Levizja e pare e Metes ne kete drejtim eshte firmosja e nje shtese ne padine kunder kryetarit te keshillit te emerimeve ne drejtesi. Levizja e dyte ka te beje me shperndarjen e parlamentit, te cilen e njoftoi ne rrjetet sociale zedhenesi I presidentit.

 

“Parlamentin do e shpërndajë populli. Presidenti vetëm do zbatojë vullnetin e tij.Dhe dekretin për kthimin e ligjit për grushtin e shtetit do e vendosë populli. Presidenti vetëm do e firmosë në emër të tij.”

 

Zedhenesi i presidences thekson se do te kete disa dekrete per shpartallimin e grushtit te shtetit.

 

Por nje gje eshte e qarte: qe kushtetuta nuk I jep asnje te drejte kryetarit te shtetit te shperndaje parlamentin. Sipas ligjit themeltar te shtetit parlamenti shperndahet kur ne 5 raunde kuvendi nuk arrin te zgjedhe Presidentin e Republikes, kur deputetet nuk arrijne te zgjedhin kryeministrin e ri pas 3 raunde votimi, ose kur kryeministri humbet mocionin e besimit dhe I kerkon kreut te shtetit shperndarjen e parlamentit; dhe Shqiperia sot nuk eshte ne asnjeren prej ketyre situatave.

 

Nga ana tjeter lideri I opozites Basha ashtu sic I kerkoi presidenti Meta thirri ne nje mbledhje aleatet per ti njohur me shqetesimet e kreut te shtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *