Presidenti i Republikës Ilir Meta këtë të shtunë ka pritur në një takim Ambasadorin e ri të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Mbretërisë së Norvegjisë në Shqipëri, rezident në Prishtinë, Jens Erik Grondahl, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

 

Kreu i Shtetit, pasi e uroi Ambasadorin për detyrën e re dhe e siguroi për mbështetje të plotë në misionin e tij, vlerësoi mbështetjen e Norvegjisë në proceset e integrimit euro-atlantik të vendit, si dhe për politikën e saj në favor të afrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

 

Presidenti Ndër të tjera në këtë takim meta u shpreh se avancimi i tyre edhe në planin ekonomik na inkurajojnë për të vijuar përpjekjet në gjetjen dhe shfrytëzimin e hapësirave të reja për të rritur bashkëpunimin ekonomik e tregtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *