Presidenti Ilir Meta ka takuar këtë të premte ambasadorin e Britanisë Madhe, Duncan Norman.

Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i shtetit e falenderoi për përkushtimin dhe vendosmërinë për të ndihmuar të gjitha palët për miratimin sa më parë të Reformës Zgjedhore.

Temë e diskutimit ishtë dhe platforma për Integrimin me qëllim avancimin e axhendës së integrimit në Shqipëri.

“Theksova angazhimin tim për Platformën (Non Paper) të 8 prillit të bërë publike sot me qëllim avancimin e axhendës së integrimit të Shqipërisë në BE, si dhe kërkova një qasje gjithëpërfshirëse dhe vullnet konstruktiv të të gjitha palëve të përfshira. Gjithashtu shpreha keqardhjen për mënyrën destruktive të sjelljes ndaj këtij propozimi, duke minuar mundësitë për dialog”, theksoi Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *