E diel, 20 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Meta takon ambasadorin Arvizu

Reforma në drejtësi, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ishte në fokus të takimit që kryeparlamentari Meta mbajti me zv/Ndihmës Sekretarin Amerikan për Çështjet e Trafikut Ndërkombëtar të Lëndëve Narkotike, Aleksandër Arvizu. Gjatë këtij takimi, zyrtari i lartë amerikan, ish-ambasador në Shqipëri, vlerësoi miratimin me konsensus të ndryshimeve kushtetuese për reformimin ne drejtësi. Ai shprehu mirënjohjen e SHBA për rolin negociues që luajti kreu i Parlamentit Meta për votimin e kësaj reforme. Nga ana e tij, Meta deklaroi se reforma duhet të shoqërohet me dekriminalizimin e plotë të politikës dhe institucioneve shqiptare. Dy zyrtarët nënvizuan rëndësinë për thellimin e bashkëpunimit edhe në luftën ndaj krimit të organizuar dhe narkotrafikut.

Vazhdo të lexosh

Reklamë