Pak para nisjes për në Hagë, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ndodhet në Shqipëri, ku u takua me homologun e tij Ilir Meta, i cili ka publikuar disa foto nga takimi.

Bashkë me Thaçin, kreu i shtetit u takua në Gjirin e Lalzit edhe me kreun e AKR-së, Behgjet Pacolli. Meta tha se kaloi disa orë të bukura dhe frymëzuese.

“Kënaqësi e veçantë të kisha sot një mik të veçantë si Presidenti Thaçi. Pa diskutim edhe bacën Behgjet. Kaluam disa orë shumë të bukura dhe frymëzuese.”

Thaçi do të udhëtojë të hënën në Hagë, si i ftuar nga Prokuroria Speciale për t’u intervistuar, pas akuzave për krime lufte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *