Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zhvilluar një takim me të moshuarit në Tiranë.

 

Meta premtoi se në mandatin e parë kur ato të vijnë në qeveri do të bëjnë gjithçka që të dyfishohen pensionet, pasi sipas tij qeveria po e shpërfill këtë kategori.

 

Kostoja e jetesës është rritur në mënyrë të jashtëzakonshme. Pensionet kanë mbetur në vend.  Ka një shpërfillje të madhe të qeverisë ndaj pensionistëve. Nëse nga vitit 2005-2013 pensionet u rritën me 70% në vitet aktuale u rritën vetëm më 22%. Nuk ka prioritet pensionistët. Shohim 0 përkujdes për pensionistët dhe zemërgjerësi pafund për emigrantët.

 

Shohim sesi e shpërndan këtë të ardhur qeveria. Një pjesë e madhe prej jush, kur shëndeti është një sfidë e madhe. Rimbursimi i barnave nuk po funksionon. Shpreh solidaritetin më të madh të PL-së me të gjithë ju dhe të gjithë pensionistët. Mbështetja për ju do të jetë një prioritet shumë i madh për secilin prej jush. Në mandatin e parë në të ardhmen do të bëjmë gjithçka që të dyfishohen pensionet“, tha Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *