Meta takim me Pompeon: Krenar për modelin e shkëlqyer të harmonisë fetare

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar këtë të enjte një takim me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Michael Pompeo. Kreu I shtetit ka marrë pjesë në në Mëngjesin e Lutjeve në Uashington.
Përmes një mesazhi në “Facebook”, Meta i bashkohet vlerësimeve të presidentit Trump për rolin e veçantë të Brownback dhe Pompeo për Aleancën Ndërkombëtare për Mbrojtjen dhe Avancimin e Lirive Fetare.
“Kënaqësi të ndiqnim së bashku me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Michael Pompeo, fjalën e Presidentit të SHBA, Donald Trump në Mëngjesin e Lutjeve në Uashington D.C. Edhe unë bashkohem me vlerësimet më të mira që bëri Presidenti Trump për rolin e veçantë të Sekretarit Pompeo dhe Ambasadorit të posaçëm Sam Broënback për Aleancën Ndërkombëtare për Mbrojtjen dhe Avancimin e Lirive Fetare.
Krenar për modelin tonë të shkëlqyer të harmonisë fetare dhe mbështetjes që i japim lirisë së besimit kudo në botë.
Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane”, shkruan Meta.





