E hënë, 9 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Meta, takim me forumin zhvillimor

Zhvillimi ekonomik është një nga sfidat më të mëdha që ka vendi ynë për momentin. Keshtu u shpreh  Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, ekspertë të njohur të ekonomisë të fushës që do të përgatisë zhvillimin strategjik per te ardhmen.

 

“Është koha që për çështjet më madhore të zhvillimit ekonomik të kemi një konsensus bipartizan. Por përpara se të flas politika sipas interesave të ditës, duhet të flasin ekspertët sepse nuk ka më kohë për amatorizëm në çështje që prekin të sotmen dhe akoma më shumë të ardhmen e vendit tonë.”

 

Reklamë

Më tej, kryetari i LSI-së tha se politikat fiskale duhet të realizojnë një shpërndarje më të drejtë të peshës së tatimit mbi punën dhe të nxisë më shumë investimet.

 

“Politikat fiskale infrastruktura, thjeshtësimi i procedurave administrative, por veçanërisht siguria juridike në të bëri biznes, duhet të ketë si qëllim bërjen e Shqipërisë si vendin më të preferuar në rajon për investime. Bujqësia duhet të trajtohet realisht edhe nga ana buxhetore si dega kryesore e ekonomisë dhe sektori me potencialin më të madh për rritjen ekonomike dhe përmirësimin e bilancit ekspert-import në mënyrë që tregu vendas të furnizohet me produkte cilësore të vendit, dhe njëkohësisht fermerët tanë të jenë përfitues direkt e të ardhurave nga një rritje ekonomike më të lartë”.

 

Ne fund, Meta pohoi se investimi në kapitalin njerëzor dhe te brezat e rinj sjell një te ardhme me te sigurt.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë