Kryetari i kuvendit Ilir Meta është takuar me përfaqësues të aleancës kundër importit të plehrave, të cilët ngritën shqetësimin lidhur me ligjin që mundëson importin e mbetjeve. Kryeparlamentari nënvizoi se do të dëshironte që miratimi i një ligji të tillë të mund të shteronte të gjitha mundësitë e dialogut me shoqërinë civile dhe përfaqësuesit e industrisë ricikluese. Sipas tij, qëllimi është që ligji t’i shërbejë interesit të qytetarëve, imazhit të Shqipërisë, rritjes ekonomike të vendit, si dhe të rrisë punësimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *