E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 31 minuta më parë
Politikë

Meta “sulmon” sërish mazhorancën: Projektuesit e shpopullimit të Shqipërisë

Presidenti Ilir Meta nuk e akuzon mazhorancën vetëm si ideatore e grushtit të shtetit, por edhe projektuese të shpopullimit të Shqipërisë.

 

Sipas tij, e ardhmja e vendit është vënë në pikëpyetje veçanërisht për të rinjtë, studentët dhe të sapodiplomuarit.

 

Reklamë

“Ideatorët e grushtit të shtetit janë edhe projektuesit e shpopullimit të Shqipërisë. 400 mijë shqiptarë, kryesisht të rinj, janë larguar nga vendi gjatë viteve të fundit. Ndaj zëri i të rinjve dhe të rejave nuk mund të mungonte në Manifestimin madhështor Mbarëkombëtar për mbrojtjen e Kushtetutës.”

 

Mes të tjerash, kreu i shtetit falenderoi të gjithë studentët që morën pjesë në manifestimin e të hënës organizuar nga vetë ai, të cilën e quan si nisja e “Pranverës Kuqezi”, ndërsa publikoi edhe fjalimin e plotë të studentes së drejtësisë.

 

“Duke e falënderuar studenten e shkëlqyer të Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, Oneda Skënderi dhe dhjetëra mijëra vajza e djem që morën pjesë në nisjen e Pranverës Kuqezi, po e ndaj sot me ju përshëndetjen e saj në Manifestimin e 2 marsit. Pranvera kuqezi nuk do të ndalet! Në radhë të parë për rininë tonë të mrekullueshme! #PërKushtetutën #PërRepublikën#PërShqipërinë #PërKombin”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë