Subscribe

Presidenti i vendit Ilir Meta priti këtë të shtunë me ceremoni shtetërore homologun e tij të Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovskin.

 

Kjo është vizita e parë si president i Pendarovskit në Tiranë.

 

Pas një takimi me dyer të mbyllura, dy homologët zhvilluan një konferencë të përbashkët për shtyp, të përqëndruar në situatën e krijuar në Tiranë dhe Shkup pas vendimit të Këshillit Europian, për të mos hapur negociatat.

 

 

Presidenti Meta tha se ashtu si Maqedonia e Veriut, edhe Shqipëria duhet të ketë një reflektim të menjëhershëm për të përmbushur të gjitha kushtet që çuan vendet skeptike të japin një vendim negativ për dy vendet e Ballkanit Perëndimor.

 

 

 

ILIR META

 


PRESIDENT I SHQIPERISE

 

 

 

“Kemi reflektim në Maqedoni, përmes zgjedhjes, që tregon dhe pjekurinë e tyre. Edhe te ne duhet të kemi një reflektim të menjëhershëm dhe të lexojmë me vëmendje të gjithë detyrimet që duhet t’i kishim përmbushur dhe që duhet t’i përmbushim. Duhet të forcojmë raportet dhe bashkëpunimin me vendet kritike, Francë, Holandë, Danimarkë, Spanjë, etj. Duhet t’i bindim për seriozitetin tonë. Nuk mjafton të themi Franca ka këto probleme të brendshme dhe po na përdor ne, nëse ne jemi një burim i shqetësimeve të brendshme të tyre, sa i takon krimit, azilkërkuesve. Ne duhet të reagojmë me shumë përgjegjshmëri dhe në mënyrë të besueshme, në mënyrë që këto shqetësime të shuhen në javët e muajt në vijim. Dhe të bëjmë të qartë që ndërsa jemi të gatshëm të përmbushim çdo detyrim, çdo ide tjetër dhe informale qoftë, çdo alternativë tjetër, është e papranueshme dhe është e padobishme”.

 

 

 

Ndërkohë presidenti I maqedonisë së veriut, Pendarovski, I pyetur për idene e ndarjes se dy vendeve ne kete process, tha se një gjë e tillë nuk ka qenë asnjëherë pjesë e qendrimit të tij.

 

 

 

STEVO PENDAROVSKI

 

  PRESIDENT I MAQEDONISE SE VERIUT

 

 

 

Procesi I ndarjes së dy shteteve, asnjëherë nuk ka qene pjesë e fjalorit tim politik, pasi të dyja shtetet duhet të fillonin negociatat. Ne harxhuam shumë kohë me partnerët tonë europiane për t’i bindur se nuk bëhët fjalë për antarësim të plotë por vetëm për fillim të një procesi që do të vazhdonte me vite të tëra. Serbia dhe Mali i Zi janë më para nesh edhe ende nuk janë pjesë e BE sepse bëhet fjalë për një proces të gjatë. Fatkeqesisht kësaj radhe nuk na u mundësua. Bëhet fjalë për një ndëshkim për vendin tonë dhe për të gjithë rajonin. Teza ime e vjetër është se rajoni nuk duhet harruar. BE duhet të gjejë forma dhe mënyra të afrojë edhe Bosnjë Hercegovinën, edhe procesin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, sepse pa mbylljen e këtyre proceseve nuk do të ketë ketë stabilitet jo vetëm në rajon, por edhe në kontinentin europian”

 

 

 

Dy homologët biseduan edhe për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, veccanërisht drejt rrugës eurppiane. në këtë kontekst, pendarovski propozoi që shtetet e Ballkanit Perëndimor të mbajnë një samit të jashtëszakonshëm ku do të diskutojnë për marrëdhëniet ndërfqinjësore dhe integrimin.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *