Kryetari i partisë së lirisë Ilir Meta, ka bërë përgjegjës shefin e qeverisë Edi Rama për situatën e vështirë energjetike që po kalon vendi.

 

Gjatë një konference për shtyp, Meta ka deklaruar se dështimet e qeverisë prej vitit 2013 janë në themel të krizës duke akuzuar qeverinë për rritjen e çmimit te energjisë elektrike

 

ILIR META

KRYETAR I PARTISE SE LIRISE

 

“Kryeministri i dështimeve në këto 10 vite sigurisht që nuk flet dot për këto por përpiqet të shpikë faktorë të tjerë dhe ndërkohë punon për të ngulur thikën e gjithë kësaj krize që ka në thelb hajdutllëkun e tij në kurriz të qytetarëve madje dhe duke mashtruar se kjo nuk do të prekë konsumatorët familjarët. Do të prekë edhe biznesin dhe sipërmarrjet që do të kenë riskun e falimentimit për shkak të kostove të rritura të energjisë. “

 

Meta ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për aplikimin e dy standardeve në lidhje me shtesat pa leje të pallateve, duke paralajmëruar se partia e lirisë do të hartojë një ligj për legalizimin falas për të gjithë qytetarët.

 

“Sektori i ndërtimeve pa leje që paskan çuditur kryeministrin  aktual, ai e a syrin pishë dhe për të moshuarën 82 vjeç në Nartë të Vlorës, për t’i treguar burgun, e ka të tillë për të parë edhe këto avllitë e dritaret e banorëve që rregullohen, por nuk i punojnë sytë në gradaçelat që pi kafe apo merr pjesë nëpër workshop për të prezantuar arritjet e qeverisë, ndaj PL është e vendosur që t’i japë fund kësaj loje, me gjithë qytetarët, sa i takon marrjes peng të tyre përmes lejimit të ndërtimeve pa leje dhe pastaj pengmarrjes për arsye elektorale, korruptive, që u bëhet edhe sipërmarrësve.”

 

Meta ka përsëritur se së shpejti opozita do të dalë në protestë kundër kësaj qeverie.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *