Subscribe

Ne kulmin e debateve politike per reformën ne drejtësi, trafikun e drogës dhe situatën ekonomike, kryetari i LSI-së Ilir Meta, ka theksuar se vendi nuk ka nevojë për këtë klimë konfliktuale. Nga Kuçova, gjatë një takimi me strukturat e partisë, ai tha se të gjithë duhet përqendrohen tek zgjidha e problemeve.

“Mesazhi i LSI bën diferencë të madhe me mesazhet e të tjerëve sepse është një mesazh i cili është i përqendruar tek e ardhmja, tek e nesërmja. Sepse qytetarët janë të lodhur nga konflikti politik dhe ai nuk ofron zgjidhje, veçse vështirëson zgjidhjet që duhen për njerëzit. Për ne kanë nevojë ata të cilët kanë nevojë për shërbime më të shpejta, më të ndershme, më transparente dhe këtu përfaqësuesit tanë duhet të bëjnë diferencën.”

LSI është përfshire prej pak kohësh në proces riorganizimi, që sipas Metës duhet të shërbeje edhe për një performancë të re nga të gjithë përfaqësuesit e LSI në të gjitha nivelet.

“Por njëkohësisht edhe një proces politik reflektues brenda LSI-së për të parë jo vetëm arritjet, por njëkohësisht edhe për të qenë kritik ndaj gjithçka që ne duhet të përmirësojmë më tej dhe të gjithë aktivitetin e LSI si forcë politike, si forcë qeverisëse në nivel qendror, në nivel vendor, në raportin e saj me qytetarët, në raportin e saj me komunitetin.”

Kryetari i LSI po zhvillon takime në funksion të zgjedhjeve të brendshme të 6 nëntorit, ku do të votohet për drejtuesin e partisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *