E hënë, 9 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 52 minuta më parë
Politikë

Meta: Stabiliteti i rëndësishëm për negociatat  

Kryetari i kuvendit, njëherësh president i zgjedhur, Ilir Meta ka deklaruar se zhvillimi demokratik, ekonomik e social i Shqipërisë nuk duhet të cenohet nga mungesa e dialogut dhe përgjegjshmërisë politike. Këto deklarata Meta i ka bërë gjatë takimit me nënsekretarin e shtetit për politikën e jashtme të Italisë Vincenzo Amendola. Ai theksoi se në këtë situatë nevojitet një qasje më evropiane për daljen nga ngërçi aktual politik. Meta shtoi se asnjëherë nuk është vonë për  zgjidhje të përgjegjshme dhe gjithëpërfshirëse, që i shërbejnë stabilitetit të vendit dhe hapjes sa më shpejte të negociatave me Bashkimin Evropian. Zyrtari i lartë italian theksoi se Shqipëria mund të mbështetet gjithnjë tek përkrahja e Italisë, si një partner tradicional i qëndrueshëm.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë