Presidenti Meta ka sqaruar firmosjen e pazakontë të dekretit për lirimin nga Forcat e Armatosura të Bajram Begajt, nga Turqia.

 

Nëpërmjet këshilltarit të tij, kreu i shtetit vuri në dukje se, dorëheqja e sShefit të Shtabit të Përgjithshëm është administruar në selinë e Presidencës.

 

Dekreti për lirimin e Bajram Begajt është hartuar në Tiranë dhe më pas i është përcjellë Presidentit, i cili e ka firmosur në Turqi, ku ndodhej për një vizitë zyrtare.

 

Më pas, kopja e dekretit është administruar në mënyrë elektronike në Tiranë dhe stafi i Presidencës ka kryer të gjitha procedurat e tjera.

 

Në sqarim theksohet se miratimi i dekretit mund të bëhet kudo, por protokollimi dhe procedurat e tjera kryhen vetëm në selinë e Presidencës.

 

Pikëpyetje mbi vlefshmërinë e një dekreti të firmosur në Turqi ngriti dje, kreu i PD Sali Berisha, i cili theksoi se nuk mund të merren vendime jashtë territorit shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *