Subscribe

Ilir Meta u ka kthyer përgjigje, zërave spekulativë sipas tij, për mungesën e një qëndrimi sa i takon zgjedhjes së çështjes çame, por edhe për Ligjin e Luftës apo përcaktimin e kufirit degat, gjatë takimeve që pati në Athinë.

“Dua të shpreh keqardhjen time, se theksohet këtu se unë jam shprehur se çështja çame është një çështje që i takon të shkuarës. Unë jam shprehur shumë qartë se në historinë e bashkëjetesës midis dy popujve ka edhe disa plagë, të cila të dhembin kur i përkëdhel jo më kur i shpon. E kam thënë në mënyrë të qartë që këto plagë duhet t’i kurojmë me kujdes, me qetësi, në mënyrë konstruktive, në mënyrë që këto plagë të mos krijojnë plagë të reja.”

Për Metën, vetëm përmes dialogut problemet mund të marrin zgjidhje. Kryeparlamentari theksoi se gjithnjë kur afrohen zgjedhjet, notat nacionaliste ngrihen. Për të replikuar me kryeparlamentarin u ngrit kreu i PDIU-së Idrizi, i cili tha se priste më shumë nga kreu i Kuvendit. Gjatë qëndrimit te vizitës zyrtare disaditore në Greqi, kreu i Kuvendit u prit në takime të veçanta nga drejtuesit më të lartë të vendit fqinj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *