E premte, 6 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 03:55 Në vijim ora 03:55: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Meta: Solidaritet me refugjatët

Ndërsa kriza e emigranteve është nje nga sfidat me te cilat perballet sot Europa, kreu i Kuvendit Ilir Meta kërkon me shume bashkëpunim dhe solidaritet mes vendeve per zgjidhjen e saj. Ne fjalimin e mbajtur ne konferencën e kryetareve te parlamenteve te Nismës Adriatiko-Joniane ne Split te Kroacisë, Meta theksoi se barrierat dhe muret nuk duhet të jenë mundësia e parë dhe e vetme per kontinentin, siguria e te cilit kercenohet nga kjo krize. E ndonëse Shqiperia nuk është rrugëkalimi kryesor i refugjatëve, ajo eshte e gatshme të luajë rolin e saj.

“Shqipëria, në kuadër të një qasjeje të përbashkët europiane, do të japë kontributin e saj, siç kërkohet nga partnerët tanë dhe sipas kapaciteteve të saj. Shqipëria natyrshëm solidarizohet dhe e kupton gjendjen e vështirë të refugjatëve të sotëm, për shkak të përvojës tonë në fillim të viteve ’90, kur një numër shumë i madh qytetarësh shqiptarë kërkuan azil në Greqi, Itali, Gjermani dhe vende të tjera europiane. Dhe për më tepër, ne e dimë që kjo gjë mund të bëhet, falë përvojës tonë gjatë luftës në Kosovë, kur pritëm një valë të paprecedent familjesh kosovare të dëbuara, viktima të konfliktit të armatosur”.

Forcimi i sigurisë ne shume shtete sipas Metes, nuk duhet te dëmtoje vlerat e solidaritetit.

“Flukset e emigracionit po shoqërohen nga një valë masive aktivitetesh terroriste, duke shkaktuar pasiguri të vazhdueshme në zonën tonë euro-mesdhetare. Si rezultat, terroristët po godasin në zemër të Europës, në Bruksel, në Paris dhe ndoshta në të ardhmen diku tjetër. Këto rrjete terroriste po shfrytëzojnë popullsitë emigrante për të depërtuar në territorin europian dhe kërkojnë vëmendje të veçantë sa i takon masave tona të sigurisë. Por duhet thënë se të forcosh sigurinë nuk do të thotë të përgjigjesh me frikë”.

Reklamë

Duke u ndalur ne procesin e integrimit te vendit, Meta theksoi se Bashkimi Europian nuk duhet të heqë dorë nga zgjerimi.

 

 

Më shumë video

Reklamë