E martë, 6 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

“Meta s’mund të bëjë rafting me Kushtetutën”/ Rama: S’ka ende marrëveshje me Greqinë për “Detin”

Kryeministri Rama mbajti një konferencë për shtyp pas mbledhjes së OSBE në Vjenë.

Kreu i qeverisë u ndal tek  tema e nxehtë, bisedimet me Greqinë për kufirin detar.

Reklamë

Rama ripërsëriti se deklarata e kryeministrit grek Micotakis për zgjerimin e ujërave territoriale greke me  12 milje nuk kishte lidhje me Shqipërinë.

“Ende nuk kemi një marrëveshje me Greqinë. Megjithatë në cdo rast një marrëveshje e mundshe me fqinjët për kufirin detar kalon nëpër të gjitha etapat institucionale. Një marrëveshje ndërkufitare nuk mund të bëhet fshehurazi”

Më pas, Rama pati edhe një koment mbi qëndrimet e presidentit Meta se nuk do të lejoje askënd që të cënojë Kushtetutën.

“Meta duhet të informohet përpara se të flasë për këtë cështje. Ai nuk mund të bëjë rafting me Kushtetutën.”, u shpreh mes të tjerash kryeministri Rama.

Më shumë video

Reklamë