Subscribe

Koalicioni qeverisës PS-LSI nuk përballet me asnjë rrezik qe mund të sjellë ndërprerjen e bashkëpunimit. Kështu është shprehur kryetari i parlamentit Ilir Meta në një intervistë për Zërin e Amerikës. Meta deklaroi se nuk duhen ngatërruar deklaratat politike për reformën me marrëveshjen për bashkëqeverisje. Duke folur për reformën, Meta tha se parlamenti është i gatshëm të mblidhet në çdo moment për të miratuar në mënyrë konsensuale shtatë ligjet e nevojshme. Sa i takon zbatimit te reformës, kryeparlamentari nënvizoi se të gjithë politikanë duhet të përgjigjen para drejtësisë për veprimet e tyre. Kreu i kuvendit Ilir Meta gjendet ne SHBA, ku merr pjese si i ftuar ne konventën e demokrateve ne Filadelfia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *