Meta: Situata në fasoneri mund të ishte shmangur, duhet më shumë përkrahje

Kreu i shtetit, Ilir Meta përsëriti thirrjen ndaj qeverisë që të jetë më e vëmendshme ndaj sektorit fason.
Ai u shpreh në “Facebook” se situate mund të ishte shmangur nëse do të ishin respektuar rregullat dhe nëse do të kishte përkrahje më konkrete për ta.
“Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, përsëris thirrjen drejtuar Qeverisë për të garantuar me përgjegjësi dhe transparencë të gjitha masat mbrojtëse për mjekët, infermierët dhe personelin e tyre mbështetës, të cilët rrezikojnë shëndetin e tyre për të mbrojtur shëndetin e të gjithëve ne. Me shqetësim kam ndjekur këto ditë edhe situatën në sektorin fason, ku janë shfaqur një sërë problematikash, që mund të ishin shmangur nëse masat kufizuese, higjena dhe distancimi social në ambientet e punës do të ishin respektuar. Ndërkohë që ky sektor kryesor punëdhënës ka nevojë për një përkrahje më konkrete për të mbijetuar.”
Sipas presidentit, që të menaxhohet pandemia, duhet që çdo sektor të garantojë kushte të sigurta dhe të shëndetshme në punë.




