E mërkurë, 30 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Përrallë në Ishull Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Meta, simpatizantëve të opozitës: Mos mbani asnjë lek të vjetër në xhep!

Teksa në ditët e fundit nuk kanë qenë të pakta ndalimet që grupet e opozitës kanë bërë në rrugë për të parandaluar blerjen e votës, presidenti Ilir Meta ka një thirrje për ta.

 

Reklamë

Në një konferencë me gazetarët, ai ju kërkoi mbështetësve të opozitës që nesër të lëvizin pa para në xhep sepse do të akuzohen sikur po blejnë vota.

 

“Simpatizantët dhe votuesit e opozitës të mos mbajnë asnjë lek të vjetër në xhep se do t’i ndalojnë dhe do të thonë që ju gjetëm lekë në xhep dhe donin të vidhnin vota. Këto janë gjëra të vogla, kemi parë gjëra të vështira. Përgjegjësia për çdo ngjarje që ndodh bie mbi prokurorinë e policinëm, mbi komisionerin, numëruesit. Nuk ka lojë këtu, nuk është shaka! Ne nesër duhet të shkëlqejmë.”

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë