Presidenti Ilir Meta shfrytëzoi rastin e fjalës së tij në konferencën “Sfidat e Sigurisë në Ballkan dhe roli i aktorëve të jashtëm në kohën e tranzicionit euroatlantik” për të mbajtur edhe nje qëndrim në lidhje me tezat për korrigjimn e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kreu i shtetit tha se kufijte në ballkan nuk mund të rivitalizohen aq kollaj pasi ndër dekada ka pasur shumë luftra e viktima në rajon por kufijte nuk kanë ndryshuar aspak.

 

“Kufijte në ballkan nuk rivitalizohen aq kollaj. Janë bërë luftra dhe ka pasur shumë viktima në Ballkan, por kufijte nuk janë ndryshuar asnjë centimetër.”

 

Më tej Meta shtoi se Shqipëria nuk duhet të cënojë sovranitetin e Kosovës duke pasur vetëm një rol mbështetes në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë për shumë aspekte.

 

Shqipëria nuk duhet të cënojë sovranitetin e Kosovës. Ne duhet të kemi vetëm rol mbështetes në dialogun mes Serbisë dhe Kosovës. Nuk ka kufizim mes marrëdhenieve Shqiperi-Serbi, por kur bëhet fjal për dialogun Kosovë-Shqipëri, ne jemi mbështetës të dialogut. Shqipëria ka njohur republikën e Kosovës, e njeh dhe do ta njohë gjithmonë dhe do të respektojmë dialogun mes dy vendeve. Detyra jonë është të nxisim unifikimin e procesit. Të kërkojmë një koordinim të vazhdueshëm të BE dhe SHBA.

 

 

Meta u ndal edhe tek ideja për bashkimin e shqiptarëve të cilën e quajti delirime.

 

“Dëgjojmë shpesh, pse mos bashkohen të gjithë shqiptarët, po natyrshëm pse mos të bashkoheni kroatët, të gjithë boshnjakët etj.Këto delirime janë një diabolizëm i gjallë, një pëpjekje e politikanëve për të provokuar tema, për të shmangur vëmendjen nga cështje të brendshme. Dhe shpesh e bëjnë këtë edhe në mënyrë të koordinuar. Dhe ndërkohë cfarë ndodh ikin të rinjtë, nga Kosova, Serbia maqedonia, ikin kudo dhe na ftojnë për të parë një film që e kemi parë kudo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *