E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 53 minuta më parë
Vendi

Meta shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të akademikut Kolec Topalli

Presidenti Meta shpreh keqardhjen për ndarjen nga jeta të akademikut, albanologut e gjuhëtarit të mirënjohur shqiptar, Prof. Dr. Kolec Topalli.

 

Presidenti Meta u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe familjarëve të Akademikut Topalli, dhe në këto çaste hidhërimi, gjendet shpirtërisht pranë tyre duke u lutur së bashku me ta që i ndjeri të gjejë prehjen e amëshuar.

 

Reklamë

Shqipëria humbi një akademik e albanolog të shquar, por Prof. Dr. Kolec Topalli la pas një vepër të tërë mbi gjuhën shqipe dhe historikun e saj, e cila do të jetë gjithmonë në duart e studentëve dhe studiuesve të ndryshëm, duke e bërë të paharruar kujtimin dhe veprën e tij!

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë