E diel, 20 Shtator 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Meta: Shpopullimi i vendit, problem serioz, të rinjtë shqiptarë kanë nevojë për…

Presidenti Ilir Meta u takua këtë të mërkurë me drejtorin e Institutit Demokratik Amerikan për Europën Qendrore dhe Lindore, Robert Benjamin.

 

Ndërsa vlerësoi angazhimin e këtij instituti për rritjen e llogaridhënies së qeverisë, kreu i shtetit siguroi Benjaminin se Shqipëria mbështet plotësisht strehimin e afganëve.

 

Reklamë

Më tej, ai u ndal edhe të një nga problemet që përballet vendi, shpopullimi.

 

“Kënaqësi të takohesha sot me z. Robert Benjamin, Drejtorin e Institutit Demokratik Amerikan për Europën Qendrore dhe Lindore (NDI). Vlerësova punën dhe angazhimin serioz të Institutit ndër vite në ndihmë të Kuvendit shqiptar dhe partive politike, duke synuar rritjen e llogaridhënies qeverisëse përmes aktivizmit politik dhe qytetar. E sigurova z. Benjamin se të gjithë aktorët politikë janë mbështetës dhe solidarë për strehimin e sigurt të përkohshëm në Shqipëri të qytetarëve afganë, të cilët kanë nevojë për ndihmë. Theksova se shpopullimi i vendit përbën një problem serioz dhe se të rinjtë shqiptarë kanë nevojë për më shumë oportunitete, që u ofrojnë atyre një të ardhme më të mirë dhe me dinjitet në Shqipëri.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë