Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
09 September 2026
Vizion fokus

Spektakël në Champions League! Fitore për Liverpoolin, PSG-në, Sportingun...

Protestuesit sulmojnë makinën e qytetarit, Rama u kthehet Demokratëve...

Poloni/ Treni përplaset me betonieren, 1 i vdekur dhe...

Yamal shkëlqen në Camp Nou, shiritin e kapitenit e...

Avioni i Zelenskyt u rrezikua nga droni, kryeministri norvegjez...

Kontrabandë në Kakavijë/ 685 kg mish dhe 83 kg...

Spektakël në Camp Nou, Barcelona nis Championsin me “manita”

“Siguria rrugore, prioritet i përditshëm”, Lamallari: Masa ndaj shoferëve...

Vodhi makinën e ndaluar në rrugë, arrestohet 48-vjeçari në...

Nojer gati të vendosë një rekord në Champions League

Meta: Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme hap pozitiv

27 Nëntor 15:37

Presidenti Ilir Meta ka vizituar familjet e prekura nga tërmeti në zonën e Kënetës në Durrës.

 

Për kreun e shtetit shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme ka qenë një hap pozitiv nga ana e qeverisë. Ai shprehu gjithashtu vlerësime edhe për ndihmën e dhënë nga Kosova dhe vendet e tjera.

 

“Padyshim do të bëhet një vlerësim total dhe natyrisht kjo kërkon kohë.  Nuk mund të shmanget vëmendja nga kërkimi i njerëzve që janë nën rrënoja. Nevojitet shpresë dhe vendosmëri për të shpëtuar çdo jetë që mundet. Patjetër që çdo gjë do të bëhet në mënyrën më transparente, duke filluar nga përllogaritja e dëmeve dhe angazhimeve. Fakti që është shpallur gjendja e jashtëzakonshme për dy qarqe për momentin tregon që është një hap pozitiv i angazhimit në këtë drejtim”

 

 

Prononcimi i plote i Presidentit Meta për mediat nga Durrësi

 

Pyetje: Zoti President, sa e vështirë shfaqet aktualisht situata në vendin tonë? A keni një informacion të saktë se sa është numri i saktë i personave që ndodhen ende nën rrënoja?

 

Presidenti Meta: Për një numër më të saktë duhet t’i drejtoheni zyrtarisht Ministrisë së Mbrojtjes si institucioni përgjegjës zyrtar. Ajo që është prioritare, e theksoj edhe një herë, është të vazhdohet puna me këmbëngulje deri në fund për të gjetur të gjithë qytetarët tanë që janë nën rrënoja dhe të mos humbasim shpresën për të shpëtuar edhe jetë të tjera, ashtu sikurse ndodhi mbrëmë në mesnatë te ish-hotel Palma i shkatërruar, ku edhe fati na ndihmoi, por edhe puna e ekipeve tona dhe ekipeve të specializuara greke, bëri të mundur që Klajdi 24-vjeçar të shpëtonte mrekullisht. Kjo është kryesorja. Për të tjerat padyshim që do të merren të gjitha masat për t’i rikuperuar këto dëme katastrofike.

 

Pyetje: Do të kërkojë shumë kohë ky aksion rikuperimi pas këtyre dëmeve?

 

Presidenti Meta: Padyshim do të bëhet një vlerësim total dhe natyrisht kjo kërkon kohë. Nuk mund të shmanget vëmendja nga kërkimi i njerëzve që janë nën rrënoja. Nevojitet shpresë dhe vendosmëri për të shpëtuar çdo jetë që mundet. Patjetër që çdo gjë do të bëhet në mënyrën më transparente, duke filluar nga përllogaritja e dëmeve dhe angazhimeve. Fakti që është shpallur gjendja e jashtëzakonshme për dy qarqe për momentin tregon që…

 

Pyetje: A mos është shpallur me vonesë gjendja e jashtëzakonshme? A duhej shpallur menjëherë pas tërmetit?

 

Presidenti Meta: Fakti që është shpallur gjendja e jashtëzakonshme për dy qarqe është një hap pozitiv i angazhimit në këtë drejtim.

 

Pyetje: Si po ecën koordinimi mes njësive policore dhe atyre ushtarake, duke pasur parasysh se kanë ardhur shumë ekipe nga jashtë në ndihmë të Shqipërisë?

 

Presidenti Meta:  Sigurisht, ne kemi një institucion përgjegjës që është Ministria e Mbrojtjes dhe Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, që nxjerrin në mënyrë të vazhdueshme komunikata për shtyp lidhur me situatën, por edhe lidhur me koordinimin e të gjithë forcave vendase, por edhe forcave të specializuar ndërkombëtare që kanë ardhur në vend. Ajo që mund të them është që reagimi ka qenë i menjëhershëm dhe i jashtëzakonshëm nga të gjitha vendet që u është kërkuar kjo ndihmë. Shpresojmë që edhe me ndihmën e tyre të përfundojmë prioritetin e parë dhe të kemi bilancin përfundimtar sa u takon viktimave, që shpresojmë të mos shtohen më.

 

Pyetje: A keni një koment për ndihmën që ka ardhur nga Kosova?

 

Presidenti Meta: Ndihma nga Kosova është shkëlqyer. Unë kam shprehur disa herë falënderime, nga dje paradite e deri në mesnatë, ku bashkë me Zv.Kryeministrin Limaj vizituam Thumanën dhe takuam trupat e specializuara të Kosovës. Ndihma është e jashtëzakonshme në të gjitha drejtimet. Në drejtimin profesional, pra me ekipe mjaft të specializuara, që kanë bërë një punë mjaft të shkëlqyer, por edhe në aspektin humanitar. Nga Kosova kanë ardhur që dje ndihma shumë të konsiderueshme dhe po vazhdojnë. Pak më parë pata edhe një bisedë telefonike me Ambasadorin e Kosovës në Tiranë. Janë ndihma në të gjitha aspektet, të jashtëzakonshme dhe impresionuese. Një mbështetje plotësisht vëllazërore.

 

Pyetje: Zoti President, a ke informacion nëse këto tre persona që po kërkohen janë viktima apo ka ende shpresë që të jenë të gjallë?

 

Presidenti Meta: Nuk është detyra ime të jap informacione kaq të detajuara, por ne shpresojmë dhe nuk do ta humbasin shpresën deri në fund për të mos pasur viktima të tjera. Faleminderit!

Posted Under:
Vendi
Tagged:
Durrës Gjendje e Jashtëzakonshme Ilir Meta Kënetë kerkim

Nga e njëjta kategori

Kontrabandë në Kakavijë/ 685 kg mish dhe 83 kg peshk, arrestohet shoferi i autobusit

më shumë...

“Siguria rrugore, prioritet i përditshëm”, Lamallari: Masa ndaj shoferëve që shkelin rregullat

më shumë...

Detaje nga sekuestrimi i drogës të ardhur nga Kanadaja, kanabisi do shitej në Kosovë dhe Shqipëri, si ranë në grackë dy personat

më shumë...

107 kg drogë nga Kanadaja në Shqipëri, vlera e tregut arrinte në 1.2 milionë euro, 2 persona në kërkim

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:04

Spektakël në Champions League! Fitore për Liverpoolin,...

11:04

Protestuesit sulmojnë makinën e qytetarit, Rama u...

10:55

Poloni/ Treni përplaset me betonieren, 1 i...

10:41

Pse ndihemi keq sapo mbarojnë pushimet?

10:29

Lëngu i boronicës mund të ulë rrezikun...

9:45

Yamal shkëlqen në Camp Nou, shiritin e...

9:33

Avioni i Zelenskyt u rrezikua nga droni,...

9:12

Kontrabandë në Kakavijë/ 685 kg mish dhe...

9:10

Kujdes, pijet shumë të nxehta mund të...

9:01

Spektakël në Camp Nou, Barcelona nis Championsin...

8:57

Kriza në Kosovë, analistja: Refuzimi për zgjedhjen...

8:22

“Siguria rrugore, prioritet i përditshëm”, Lamallari: Masa...

8:19

Vodhi makinën e ndaluar në rrugë, arrestohet...

8:11

Nojer gati të vendosë një rekord në...

8:00

Dronët rusë godasin pikën kufitare mes Ukrainës...

7:39

Ish-deputeti i Vetëvendosjes kallëzon Albin Kurtin në...

7:22

Bylykbashi: Pesë vitet e 9 shtatorit

7:20

Mendoni se po pini mjaftueshëm ujë? Këto...

7:09

Patosi kundër bashkimit me Fierin, nis dëgjesa...

6:53

Begaj në Oslo për ceremoninë e lamtumirës...

Më të klikuarat

  • Larje hesapesh?! Ekzekutohet 35-vjeçari shqiptar në Itali, u...
  • Ia lidhën duart dhe e qëlluan nga afër, detaje tronditëse ng...
  • Kolegu humbi jetën, vetë mbeti i plagosur në aksionin për ka...
  • Autobusët përplasen kokë më kokë në Selanik, marrin para sta...
  • E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare këngëtari i...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.