Subscribe

Presidenti i Republikes Ilir Meta ka vendosur të marrë masa drastike ndaj ambasadorit te OSBE, Bernd Bochardt.

 

Institucioni i drejtuar nga Ilir Meta, sic ben te ditur Vizion Plus, i ka dërguar zyrtarisht prezencës së OSBE vendimin se ambasadori Bochard nuk lejohet të hyjë më në seline e presidencës.

 

Letra është hartuar nga kabineti i kreut te shtetit dhe i është dërguar asamblesë parlamentare të OSBE, zyrës së OSBE në Tiranë dhe ministrisë së Jashtme dhe shkak për këtë masë është bërë qëndrimi i diplomatit ndaj dekretit presidencial per zgjedhjet lokale raporton Vizion Plus..

 

“Z.Bernd Bochard, i cili vuri në diskutim dekretin e presidentit te Republikës së Shqipërise Ilir Meta për zgjedhjet vendore në Shqipëri të muajit qershor 2019 dhe qe publikisht i tregoi gishtin qytetareve shqiptare nuk eshte me i mirepritur ne institucionin e presidentit te republikes .”

 

Ambasadori Bochard është i pari diplomat të cilit i ndalohet hyrja në seline e presidencës.

 

Me poshte dokumenti i Presidentit Meta, siguruar nga Vizion Plus, dhe qe i drejtohet Zyres se Asamblese Parlamentare te OSBE ne Kopenhagen, Zyres se Presences se OSBE ne Tirane dhe Drejtorise se Protokollit te Shtetit te MEPJ ne Tirane.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *