Subscribe

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i është drejtuar me një shkresë zyrtare Kuvendit, ku kërkon që të shpërbëhet Komisioni Hetimor i ngritur për hetimin e tij dhe ky proces të marrë fund. Kreu i shtetit akuzon Kuvendin se po cenon balancën e pushteteve dhe po merr më shumë kompetenca seç duhet.

 

“Kuvendi i Shqipërisë ka ngritur një Komision Hetimor, në shkelje flagrante të parimeve kushtetuese për një proces të rregull ligjor dhe procedurave të detyrueshme për zbatim; Kuvendi i Shqipërisë ka ngritur një Komision Hetimor, pa identifikuar asnjë shkelje të ndonjë dispozite kushtetuese, apo kryerjen e ndonjë krimi të rëndë; Kuvendi i Shqipërisë ka ngritur një Komision Hetimor, në mënyrë fiktive, pa objekt; Kuvendi i Shqipërisë, për t`u rikthyer në veprimtari normale, dhe për të ndërprerë gjendjen e antikushtetutshmërisë dhe shkeljes së ligjit, duhet që pa vonesë të ndërmarrë këto vendime: Të shfuqizojë vendimin për miratimin e raportit dhe ngritjen e Komisionit Hetimor; Të ndërpresë menjëherë çdo lloj procedure hetimore parlamentare që po zhvillohet nga Komisioni Hetimor Parlamentar i ngritur sipas përbërjes së vendimit nr. 45/2021, datë 7.5.2021 të Kuvendit të Shqipërisë; Të ndërpresë çdo veprimtari parlamentare, legjislative, politike, vendimmarrëse që cenon parimet e shtetit të së drejtës, ndarjes dhe balancimit të pushteteve, dhe të mos ndërmarrë nisma legjislative apo vendime të rëndësishme që cenojnë interesat e shtetit dhe të shtetasve, në këtë periudhë në përfundim të mandatit të tij; Të ndërpresë çdo veprimtari që përbën tejkalim të funksioneve të Kuvendit dhe ndërhyrje në kompetencat e Presidentit të Republikës, apo kufizim të rolit të Tij, apo të veprimtarisë së organeve e institucioneve të tjera kushtetuese.”

 

 

Meta e konsideron procedurën e nisur për shkarkimin e tij një hakmarrje. Por ai garanton se nuk do të frikësohet, korruptohet dhe nuk do të shkelë Kushtetutën.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *