Presidenti Meta do të depozitojë sot në ora 13:00, në Prokurorinë e Posaçme SPAK, kallëzimin penal për Ministren në detyrë të Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Lajmi u bë I ditur nga zëdhënësi I Presidentit, Tedi Blushi.

Vec kallëzimit për Ministren Gjonaj, kreu I shtetit do të bëjë kallëzim në SPAK edhe për funksionarë të tjerë të lartë, të cilat sipas Metës janë të përfshirë në një veprimtari të rëndë kriminale, në funksion të grushtit të shtetit.

Meta akuzon Gjonajn dhe zyrtarë të tjerë për falsifikim të protokollit të shtetit në funksion të veprimtarisë kriminale që spas tij KED ka bërë me listat për kandidatet për anëtarë të Gjykatës Kushtetutes.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *