Subscribe

Katër javë nga mbajtja e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, kreu i shtetit Ilir Meta ka denoncuar se rreziku i shitblerjes së votës është i pranishëm.

 

“Krimi zgjedhor godet dhe dhunon vullnetin e zgjedhësit. Rreziku i shitblerjes së votës është i pranishëm dhe kërcënues. Duhet të bëjmë barrikadë për të ndaluar këto veprime të shëmtuara. Ne duhet të denoncojmë hapur çdo krim zgjedhor. I kam hapur rrugë kësaj nisme për të realizuar një proces zgjedhor sa më transparent e të qetë”, u shpreh Meta.

 

Gjatë një konference për shtyp nga Durrësi, presidenti shkoi edhe më tej kur tha se ka përpjekje për të frikësuar votuesit.

 

Nisur nga kjo situatë, presidenti Meta bëri publike nismën “Denonco Krimin Zgjedhor”. Janë dy numra telefoni që janë vënë në dispozicion në zyrat e precedentit, ku çdo individ mund të faktojë problemet elektorale.

 

“Kush prek votën konsiderohet armik i popullit dhe do të marrë ndëshkim spektakolar.”

 

Sipas Metës, janë 15 raste që konsiderohen krime zgjedhore, ndaj ai i ftoi qytetarët të mos hezitojnë të denoncojnë çdo rast abuzimi.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *