E diel, 8 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Politikë

Meta: Shërimi i profesor Krajës na gëzon të gjithëve

Presidenti Ilir Meta u shpreh i gëzuar për shërimin e doktor Dhimitër Krajës, që fitoi betejën me COVID-19. Ai deklaroi se ky rast tregon sesa shumë i rëndësishëm është që personeli mjekësor të pajiset me masa mbrojtëse.

 

“Shërimi i Profesor Dhimitër Krajës është një lajm i mirë që na gëzon të gjithëve! Duke ju uruar shërim të shpejtë edhe të gjithë të prekurve nga pandemia COVID-19, theksoj edhe njëherë rëndësinë e forcimit të masave mbrojtëse për të gjithë mjekët, infermierët, sanitarët dhe personelin mbështetës, të cilët janë në vijën e parë të frontit, duke shërbyer me përkushtim, profesionalizëm dhe sakrifica në mbrojtje të shëndetit të çdo qytetari. #MjekëtJanëHeronj ??”

 

Reklamë

Më parë reagoi edhe kryeminstri Edi Rama, i cili po ashtu e cilësoi lajm të mirë daljen e Krajës nga spitali.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë