Subscribe

Presidenti Ilir Meta sfidoi hapur kryeministrin Edi Rama të provojë të blejë vota.

 

Duke rikthyer në vëmendje një telefonatë publike të Ramës me kandidatin për deputet, Damian Gjiknuri, ku kryeministri i tha ta bëjë tërmet në Vlorë, Meta kërkoi reagimin e ndërkombëtarëve.

 

Për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, presidenti kërkoi hetim serioz dhe për këtë ju drejtua drejtpëdrejt Drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

 

“Ai tha Damian, duam tërmet në Vlorë. Provoje tërmetin! I bëj thirrje ndërkombëtarëve të jenë më parimorë dhe të reagojnë në kohë. Nëse nuk do të kishin toleruar shkeljen e njëanshme të marrëveshjes së 5 Qershorit, situata do të ishte shumë më e mirë dhe e qetë. Nëse do të kishin reaguar për sulmin në Kavajë, nuk do të kishte ndodhur as vrasja dje në Elbasan. I bëj thirrje Ardi Veliut ta marrë seriozisht këtë situatë. Nuk të mbron dot ty Edi Rama, se nuk mbron dot veten. Ai do të përpiqet të shpëtojë me rrethanë lehtësuese, me kartelën. Do të thotë ç’faj kam unë që jam i çmendur, vetë më zgjodhët.”

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *