Subscribe

24 ore pasi Komisioni i Venecias miratoi opinionin përfundimtar per reformën ne drejtësi,  kryetari i parlamenti Ilir Meta ka dale para medias për t’u bere apel te gjitha partive politike te miratojnë sa me shpejt paketën e ndryshimeve  kushtetuese. Meta ka garantuar se te gjitha votat e deputeteve te partisë qe ai drejton do te jene pro reformës ne drejtësi. Por LSI ashtu si dhe PD ka bere publike ne mbledhjen e Komisionit te Reformës ne Drejtësi, ditën e hëne disa këndvështrime ndryshe per institucionet e reja qe pritet te ngrihen. Dhe kreu i grupit parlamentar te LSI Petrit Vasili, sqaron se ato nuk janë kushte per votimin e reformës. Vasili gjykon se klasa politike duhet te gjeje vullnetin per te miratuar reformën brenda ketij muaji, ne mënyre qe kur komisioneri per zgjerimin Hann te vizitoje Tiranën ne 30 mars, Shqipëria te kete plotesuar nje prej kushteve per hapjen e negociatave per anëtarësim.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *