E diel, 4 Tetor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Meta rrëfen në “Quo Vadis” marrëdhënien me SPAK dhe krisjen me Monika Kryemadhin: Dumani, vegël e Agaçit

Akuzat e Ilir Metës ndaj Altin Dumanit, kryeprokurorit të SPAK, nuk kanë të ndalur. Në emisionin “Quo Vadis” në Vizion Plus ai goditi numrin një të SPAK, duke e konsideruar të marrë peng nga pushteti. 

“Nuk ekziston Dumani, Dumani është një vegël e Ëngjëll Agaçit, kaq pikë. Dumani është një njeri që nuk ka formimimin më elementar për detyrën që ka, sepse gjykatat janë mbi të gjitha palët. Ai është në burg, ai nuk është i lirë, ai nuk është vetvetja, ai është një shantazh, ai është në shlyerje detyrimesh që ka. Ilir Metën nuk ka asnjë akuzë që e shqetëson”,  tha Meta.

Reklamë

Për herë të parë në “Quo Vadis” ai tregoi se për çfarë e kishin pyetur në Spak, kur u thirr për çështjen “CEZ-DIA”.

“Të të them unë çfarë pyetjesh më janë bërë. Kur e njeh Kastriot Ismailaj. Që në fillim të viteve ’90. Nuk kam asnjë marrëdhënie dhe më vjen keq për shkak të të gjitha rrethanave që ju i dini. Kur ke qenë në Pragë, si ke qenë, ku ke fjetur, si ke fjetur. Gjëra që nuk kanë asnjë lidhje me aktet e një ministri. Kastriot Ismailaj mund të thotë çdo gjë që të shpëtojë veten. Zoti Dumani është përpjekur të bëjë bashkëpunëtor njerëz që duhet të ishin në burg”,  u shpreh ai.

Sipas Metës gjasat janë më të mëdha që të sekuestrohet SPAK sesa partia e drejtuar prej tij.

“Nuk ekziston asnjë mundësi që të sekuestrohet Partia e Lirisë. Më e lehtë është të sekuestrohet SPAK sesa Partia e Lirisë, sepse partia e lirisë është një parti jashtëzakonisht transparente. Nqs ka persona që kanë abuzuar apo kanë shkelur ligjin ata mbajnë përgjegjësi individuale. Jo një, janë 100 çështje të hapura”,  tha Meta.

Lidhur me krisje e marrëdhënieve me Monika Kryemadhin ai u përgjigj:

“A po e sakrifikoni ju Monika Kryemadhin? Parti Familjare, parti burrë e grua, e mori burri, e la gruaja. Nuk ka asnjë gjë kundër Monikës. Ka një problem të rëndësishëm që ka të bëjë me instalimin e meritokracisë dhe njëkohësisht eliminimin e fenomenit të nepozmit. E kuptoj që jeni shqetësuar shumë për Monikën, ju falënderoj. Nuk ka asnjë padrejtësi ndaj askujt.” / vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë