Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka bërë apel që të ngrihen qendra rehabilitimi me qëllim ardhjen në ndihmë të personave që shpëtohen nga kampet e luftës.

 

Kreu I shtetit e bëri apelin në konferencën ndërkombëtare me temë “Feja si instrument i paqes”, teksa risolli edhe njëherë në vëmendje rastin e vogëlushit shqitar, Alvin Berisha, i shpëtuar pak javë më parë nga kampi i tmerrit “Al Hol” në Siri, nga ku shtoi se ai u shpëtua falë gazetarisë profesionale të huaj dhe vendase.

 

“Sot rajoni ynë përballet me sfidat e përbashkëta me kampet në Siri. Vendi u trondit nga rasti i Alvin Berishës. Falë gazetarisë profesioniste vogëlushi u shpëtua dhe është pranë familjes. Por ka edhe kampe të tjera që ndodhen me dhjetëra gra e fëmijë. Duhet të ngrihen urgjentisht qendrat e rahabilitimit. Viktimat e këtij fenomeni duhet të identifikohen dhe integrohen, duhen përkrahur, që të bëhen pjesë e shoqërisë, pranë familjeve të tyre”

 

Në konferencë Meta u ndal edhe tek integrimi nga ku shprehu falenderime për udhëheqësit e komuniteteve fetare në vend për mbështetjen që kanë dhënë.

 

“Dua të falenderoj të gjithë udhëheqësit e fetar që kanë qenë bashkë për integrimin. Kjo është aspirata e vetme që na bashkon dhe na garanton në BE.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *