E hënë, 28 Shtator 2026 Zilia deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Meta: Rikthimi i shpresës tek rinia, sfida më e madhe që kemi sot

Presidenti Ilir Meta mori pjesë këtë të diel në akademinë e organizuar me rastin e 111-vjetorit të Kongresit të Dibrës.

 

Në një postim në “Facebook”, kreu i shtetit shkruan se gjithçka që duhet bërë për të dëshmuar patriotizimin e vërtetë është mbajtja e të rinjve në këto troje dhe edukimi i tyre me vlerat kombëtare.

 

“Sfida më e madhe që kemi sot dhe gjithçka duhet të bëjmë, për të dëshmuar patriotizmin e vërtetë dhe respektimin e të parëve tanë, është të mbajmë të rinjtë në këto troje duke i edukuar me vlerat më të mira kombëtare. T’ju rikthejmë shpresën dhe t’ju krijojmë të gjitha mundësitë për t’u punësuar dhe për të ndërtuar të ardhmen e sigurtë dhe europiane në vendlindjen e tyre. Do t’ia dalim me sukses sepse nuk kemi rrugë tjetër.”, shkruan Meta.

Vazhdo të lexosh