Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
11 July 2026
Vizion fokus

E FUNDIT/ Vrasje në Shkodër

Dita e 42-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve...

Kongresmeni amerikan pretendon se u ndalua nga IDF në...

E rëndë, e zuri druri poshtë, humb jetën 36-vjeçari...

15 turistë indianë humbin jetën në Vietnam, pasi përmbyset...

72-vjeçari i vruri flakën banesës dhe humbi jetën, flasin...

17 të vdekur dhe 115 të plagosur nga sulmet...

Vuçiç kundërshton dënimin e patriarkut Porfirije nga një gjykatë...

EMRI/ Zjarr në një pallat në Korçë, humb jetën...

E trishtë! Humb jetën futbollisti në moshën 25-vjeçare, pak...

Meta refuzon emerimin e Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave

12 Korrik 11:47

Presidenti Meta dekreton refuzimin e emërimit të akademikut Skënder Gjinushi si kryetar i Akademisë së Shkencave.

Presidenti Meta e ka arsyetuar këtë vendim fillimisht me faktin që Skënder Gjinushi rezulton ligjërisht të ketë mbajtur funksionin si Kryetar i Partisë Socialdemokrate deri më 06.06.2019 kur Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur ndryshimin e emrit të Kryetarit të kësaj force politike (PSD), për shkak të dorëheqjes së tij nga posti i Kryetarit.

Kjo sipas, kreut të shtetit, do të thotë që më 24 maj 2019, ditë e realizimit të procesit zgjedhor për Kryetar të Akademisë së Shkencave, zoti Skënder Gjinushi ligjërisht figuron në postin drejtues të Kryetarit të Partisë Social Demokrate.

Në zbardhjen e këtij vendimi të Metës, thuhet se sipas Kushtetutës, një anëtar i Akadëmisë së Shkencave nuk mund të ushtroje këtë detyre paralelisht me funksione drejtuese ne parti. E gjithë kjo situatë bën që procesi zgjedhor në Akademinë e Shkencave të jetë i pavlefshëm, shton Meta.

Rezulton se zoti Skënder Gjinushi ka mbajtur për një periudhe të gjatë paralelisht dy funksione, njëri politik si Kryetar i PSD, dhe tjetri si anëtar i rregullt i një institucioni shkencor. Kjo gjendje ka bashkekzistuar për një kohë të gjatë dhe ka vijuar në mënyrë të njëjtë në çastin e shprehjes së interesimit për kandidim për Kryetar të Akademisë së Shkencave më 10 maj 2019, por dhe në çastin e zhvillimit të zgjedhjeve dhe shpalljes fitues më 24 maj 2019.Statusi i anëtarit të rregullt të Akademisë së Shkencave nuk mund të ushtrohet paralelisht me kryerjen e funksioneve drejtuese të larta në parti politike.Papajtueshmëria ligjore në ushtrimin e statusit si anëtar i rregull i Akademisë së Shkencave, e bën tërësisht procesin zgjedhor të pavlefshëm. Kjo, sepse çdo anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave që ka papajtushmëri të statusit si anëtar i rregullt i saj me funksione drejtuese në parti politike, rrjedhimisht është në kushtet e ndalimit ligjor për të kandiduar dhe për t’u zgjedhur në funksionet drejtuese të Akademisë së Shkencave ku përfshihet dhe funksioni i Kryetarit.

 

Kjo gjendje paligjshmërie, thotë më tej Ilir Meta, e bën të pamundur që Presidenti i Republikës të ushtrojë kompetencën e tij të parashikuar në nenin 92/g të Kushtetutës, për të emëruar Kryetarin e Akademisë së Shkencave.

 

Presidenti i Republikës nuk mundet të dekretojë emërimin e Kryetarit të Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë në kushtet kur procesi zgjedhor, i realizuar për këtë funksion, është kryer në shkelje të përcaktimeve të ligjit nr.9655/2006.Kushtetuta i ka dhënë një rol të veçantë Presidentit të Republikës që nuk mund të jetë kurrsesi formal për t’u shprehur bazuar vetëm mbi një kërkesë zyrtare të paraqitur.Kushtetutëbërësi i ka dhënë Presidentit të Republikës kompetenca për emërimin e Kryetarit të Akademisë së Shkencave, pikërisht për të garantuar zbatimin e paanshëm të parimit kushtetues të ndarjes e balancimit të pushteteve, me qëllim shmangien e çdo lloj ndikimi politik në këtë institucion, në mënyrë që të garantohet jo vetëm autonomia dhe liria akademike, por dhe respektimi i ligjit sipas frymës së Kushtetutës.Për këtë arsye të vetme ligjore, Presidenti i Republikës ka vendosur refuzimin e emërimit të akademikut Skënder Gjinushi si Kryetar i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë, përcjellë nga Sekretari Shkencor i Akademisë së Shkencave me shkresë nr.89/41 prot, datë 24.05.2019.

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
Akademia e Shkencave dekret Gjinushi meta Refuzim

Nga e njëjta kategori

E FUNDIT/ Vrasje në Shkodër

më shumë...

Dita e 42-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”

më shumë...

EMRI/ Zjarr në një pallat në Korçë, humb jetën 72-vjeçari! Detaje nga ngjarja

më shumë...

Zjarr në një pallat në Korçë, humb jetën 72-vjeçari

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

7:58

E FUNDIT/ Vrasje në Shkodër

7:55

Eklipsi diellor i 12 gushtit, i pari...

7:22

Dita e 42-të e protestës, nis grumbullimi...

7:18

Kongresmeni amerikan pretendon se u ndalua nga...

6:49

Fluks i lartë në Qafë Thanë, radhë...

6:33

E rëndë, e zuri druri poshtë, humb...

6:22

15 turistë indianë humbin jetën në Vietnam,...

6:05

72-vjeçari i vruri flakën banesës dhe humbi...

5:38

17 të vdekur dhe 115 të plagosur...

5:23

Vuçiç kundërshton dënimin e patriarkut Porfirije nga...

4:45

EMRI/ Zjarr në një pallat në Korçë,...

4:23

E trishtë! Humb jetën futbollisti në moshën...

4:10

Zjarr në një pallat në Korçë, humb...

4:08

Rama nga Jala: Të rinjtë e punësuar...

3:40

Protestat për Zvërnecin, Rama: U harrua sepse...

3:32

Lezhë/ U rrëzua në mal teksa ruante...

3:23

Durrës/ Policia merr masa për sezonin, shtohet...

3:11

Sigurimi i detyrueshëm në bujqësi! Qeveria bën...

2:54

Festa e liqenit të Shkodrës, turistë të...

2:36

“Rama shkeli Kushtetutën”, Berisha: 4 milionë euro...

Më të klikuarat

  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • Policia, plan masash për koncertin, rruga dytësore do të jet...
  • Vrau gruan në derën e shtëpisë, kamerat e sigurisë filmojnë...
  • “Jehona e një turpi alla shqiptarçe”, Rama: Pengmarrësit e p...
  • E rëndë, e zuri druri poshtë, humb jetën 36-vjeçari në Kolon...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.