Presidenti i Republikës, Ilir Meta reagoi këtë të hënë sërish për paketën antishpifje.

 

Në një postim në “Facebook”, kreu i shtetit bëri thirrje që të reflektohet dhe të mos ecet me kokëfortësi drejt censurës.

 

“Shqipëria dy vitet e fundit ka një përkeqësim të këtyre treguesve, sipas konkluzioneve të organizatave prestigjoze ndërkombëtare të gazetarëve, si dhe të institucioneve ndërkombëtare që monitorojnë respektimin e lirisë së medias. Ndaj është koha për të reflektuar dhe për të mos ecur me kokëfortësi në rrugën e censurës dhe autoritarizmit, që do të përbënte rrezik për të ardhmen europiane të Shqipërisë.”

 

Presidenti kërkoi që argumentet e tij për kthimin e ligjit mbrapsht në Kuvend të dielën të lexohen me kujdes dhe vëmendje.

 

Reagimi i Ilir Metës erdhi pas paralajmërimit të kryetarit të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla se dekreti i presidentit do të rrëzohet në Parlament.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *