Subscribe

Sulme dhe akuza të forta artikuloi këtë të enjte presidenti Ilir Meta për kryeministrin Edi Rama. Në një konferencë të jashtëzakonshme, Meta deklaroi se Rama po tenton të blejë vota sërish. Sipas kreut të shtetit, kryesocialisti sillet në këtë mënyrë sepse e di humbjen që e pret.

 

“Ky është burimi i makthit tënd. Çfarë di ti për Ilir Metën ore vagabond? Ty të kanë vënë pistoletën te gjuri kriminelët dhe të marrin licenca. Ti para Metës sillesh si lepur. Nuk kanë më vota socialistët për ty. I ke braktisur me kohë! Nuk i ndalon dot të shkojnë atje ku janë nisur prej kohësh! Nuk e ndryshon dot rezultatin e zgjedhjeve! Ky është burimi i tensionit në Shqipëri, është Edi Rama, që ka shkelur Kushtetutën, ka kapur drejtësinë, kërkon të blejë votat, ta bëjë gjithë Shqipërinë Shijak dhe Dibër.”

 

Ai e ftoi Edi Ramën të reflektojë sepse, sipas tij, ora evropiane e Shqipërisë nuk mund të ndalet më sepse qytetarët janë të ndërgjegjësuar.

Reagimi i ashpër i presidentit erdhi pas akuzave të kryeministrit se ai takohet skutave me njerëz të krimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *